Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore ndaj Polonisë, me rezultat 3-1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Golat për “gjelat” i shënuan Olivier Giroud, i cili edhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të Francës. Dy gola të tjerë i shënoi Kylian Mbappe.
Teksa një tjetër e shënoi edhe Robert Lewandwoski, në fund të ndeshjes, i cili ishte goli i ngushëllimit.
Por, këtë rezultat e kishte parashikuar presidenti Emmanuel Macron, i cili kishte thënë se ndeshja do të përfundojë me rezultat 3-1. Teksa golat do të shënohen nga Lewandowksi, Mbappe dhe Giroud.
“Lewandowski do të shënojë një, ashtu si Mbappé apo ndoshta Giroud, i cili dëshiron të bëjë histori”, kishte deklaruar Macron, gjatë ditës.