Lëvizja Vetvendojse Qendra Prishtinë ka irnonizuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Ata me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kanë shkruar se sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”.
“Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit. Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit” thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre.
Këtij postimi ata i kanë bashkangjitur edhe disa fotografi/premtime të cilat, sipas tyre me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra.