Lajme

LVV-ja me tre kandidatë për deputetë në RMV, Xhezairi: Mund të ketë pasoja për shqiptarët

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Lëvizja Vetëvendosje do të kandidojë me tre deputetë për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me këtë ka folur analisti Selatin Xhezairi, i cili vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim ka shkaktuar një lloj hutie në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk do mend që ky veprim, ky vendim i Lëvizjes Vetëvendosje që nuk është se ka shkaktuar një lloj hutie në këtu publikun këtu, për shkak se ka qenë kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë një vizite në Shkup e përjashtoi mundësinë. Konfirmimi ka arritur jo më larg se mbrëmë, nga këshilltari i tij, se Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me tre kandidatë për deputetë”, u shpreh Xhezairi në Info Magazine në Klan Kosova.

“Më e pakta që kjo është dashur si veprim politik i lidershipit të Kosovës për shkak se sa mund të ketë pasoja për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe mund të sjellë kokëçarje në Prishtinë”.