Njohësja e çështjeve politike Besa Luzha, tha se një shtet që nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk është shtet funksional
Ajo tha për RTK tha se vendimi i Qeverisë mund të ketë efekt për vota dhe në diskutimin e brendshëm, por nuk duhet harruar se tani jemi në rrethana tjera, duke përfshirë Ukrainën dhe Gazën.
“Këto janë zhvillime që ndikojnë në situatën e sigurisë dhe ne jemi vërtet të mbështetur për muri”, tha ajo.
Luzha tha se një vendim të Gjykatës Kushtetuese ka rrjedh edhe për Asociacionin. Sipas saj, edhe tema e fundit që ka të bëjë me rregulloren e BQK-së për përdorim të parasë së gatshme është politizuar.
Ajo tha se rregullimi i bashkësive fetare në Kosovë, duhet të bëhet me ligj. “Kisha Ortodokse Serbe, për dallim nga nga bashkësitë e tjera fetare në Kosovës, e ka edhe si një lloj ngjyrimi politik edhe funksionon si politik, sepse ata janë të lidhura shumë”, theksoi Luzha.