Lajmest-slider

Luta thotë se me LV-në po ndërtojnë koalicionin në mirëbesim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke ndërtuar koalicion qeverisës të mirëbesimit.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në qeverinë e re nuk duhet të ketë “bomba të kurdisura”.

“Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.