Lajme

Lushtaku thotë se mundësia e vetme për të shkuar në zgjedhje është shpërndarja e Kuvendit

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka arsyetuar takimin e kreut të kësaj partie Memli Krasniqi me kryeministrin Kurti.

Lushtaku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se takimi ishte për një marrëveshveshje të mundshme për të shkuar ne zgjedhje të parakohshme.

Lushtaku ka thënë se do të donin që kryeministri Kurti të jap dorëheqje, por meqë një gjë e tillë duket e vështirë, atëherë PDK është edhe pro shpërndarjes së Kuvendit për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Ka pas kërkesë të vetme që të takohet vetëm për zgjedhjet nacionale. Edhe ne kishim dashtë që kjo Qeveri që të vetë dorëhiqet ose të shkarkohet, të gjitha premtimet që i ka bërë nuk i ka realizu, ka dështuar”, është shprehur Lushtaku.