Lajme

Lushtaku: RTK-ja u kthye në televizion të Albin Kurtit e Dejona Mihalit

By GAZETA SCANNER 1

November 04, 2024

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës është kthyer në televizion të Albin Kurtit e Dejona Mihalit.

Sipas Lushtakut, kjo erdhi pasi Qeveria ka ulur buxhetin e këtij mediumi, duke e bërë kështu të varur nga politika.

“Besoj që më të vështirë e kanë vet qytetarët që ballafaqohen me këto probleme, më të vështirë e kanë vet gazetarët e stafi i RTK-së që ballafaqohet me këto skandale, sigurisht se edhe shumë institucione të tjera, siç janë Ushtria e Kosovës, që nuk ka veshmbathje, apo ushqim.  E ngriti zërin veçanërisht për deputetët e LVV-së që po na shikojnë nga ekranet televizive, e që i ikin ballafaqimit. Ata janë votuar për të dhënë llogari e për të përmirësuar jetën në Kosovë, e jo të iu ikin debateve e të fshihen në skuta. Ata janë votuar e jo Dejona Mihali”, tha Lushtaku në Kuvendin e Kosovës.

“Ne e dimë se RTK-ja ka shkelu të drejtat e shumë punëtorëve aty brenda, por e dimë qe edhe vet Qeveria përveç largimit të buxhetit, ku nga 13/14 milionë e ka sjellë në 8 milionë e gjysmë. Sigurisht që e ka lënë anash këtë medium, duke e lënë të varur nga politika, kryesisht nga LVV-ja. Radio Televizioni i Kosovës po shihet qartë se është kthyer në televizion të Albin Kurtit dhe Dejona Mehalit, e ne si zë i qytetarëve këtë nuk e lejojmë”.