Lajme

Lushtaku për dështimin në KiE: Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2024

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas dështimit të Kosovës për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka rënë shumë poshtë “nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak”.

Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte kusht t’i falen 24 hektarë Manastirit, gënjyen e dështuan. Tash paramendojeni, “vetmenaxhimi” është bërë kërkesë e pakompromis e bashkësisë ndërkombëtare.”

“Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre.” – ka shkruar Lushtaku.