Lajme

Lushtaku: PDK-ja, e vetmja parti që ka program të qartë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku së bashku me bashkëpartiakun, kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës nga diaspora Ibrahim Cekën dhe me disa miq të tjerë kanë shkuar për vizitë në Ferizaj, tek miku i tyre i përbashkët, Besnik Salihu.

Lushtaku ka thënë PDK-ja është e vetmja parti që ka program të qartë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

“Meqë shumica prej tyre janë biznismenë të suksesshëm, diskutuam rreth pasojave që ka shkaktuar pandemia e COVID-19 në ekonominë e vendit si dhe platformën e Partisë Demokratike të Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike. Njëzëri u dakorduam se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që ka një program të qartë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. #PDK#Rimëkëmbje#MergimLushtaku11”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.