5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Lushtaku i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për Skenderajn: Edhe Serbia kështu na ka trajtu

- Advertisement -

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për këtë komunë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Lushtaku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se asnjëherë në historinë e Kosovës së pasluftës nuk ka ndodhur që ky buxhet të ndahet kështu.

“Është për keqardhje. Jo që jam i pakënaqur, por qytetarët e Skenderajt janë të revoltuar me ketë qeveri. Pse këtë ndarje. Edhe Serbia kur u kanë kështu na ka trajtu si njëjtë. Ku ka qenë komuniteti serb ka investu, ku ka qenë komuniteti shqiptar i ka anashkalu”, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.

Krejt këtë situatë, Lushtaku e vlerëson si të pazakontë duke shtuar se ndarja është jashtëzakonisht e keqe.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm reflekton prioritetet e programit qeverisës, nga i cili përfitojnë qytetarët dhe Kosova.

Kurti, dhe ministri Hekuran Murati kanë prezantuar buxhetin në disa komuna të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit