Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, beson se mund të jetë lojë politike dhe inskenim pushteti ftesa për dëshmi nga Prokuroria Speciale e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Lushtakut pushteti mund ta ketë bërë këtë në mënyrë që siç ka thënë ai ‘të viktimizohen dhe të mbulojnë dështimet që i kanë bërë gjatë katër viteve’.
“Unë besoj që me të vërtetë është një lojë politike në këtë pjesë që ka mundësi që vet e ka inskenuar edhe pushteti vetëm e vetëm që të viktimizohen dhe të mbulojnë dështimet që i ka bërë gjatë katër viteve në përgjithësi dhe pastaj del e ankohet se shikoni çfarë po më bën mua drejtësia dhe opozita dhe kështu me rradhë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.
Më tej ai ka shtuar se ky është vetëm një dyshim i tij për të cilin nuk ka as fakte dhe as indikator.
“Ky është më shumë një dyshim i imi dhe nuk kam as fakte dhe as indikator, por duke e njohur gjithmonë figurën e Albin Kurtit si politikan dhe si aktivist në përgjithësi vetëm me formën e viktimizimit ka ecur përpara dhe ka dashur të marrë edhe votën e qytetarit”, ka shtuar Lushtaku.