Lajme

Lushtaku: Fadil Nura do të fitojë më 17 tetor

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është shprehur i bindur se Fadil Nura do të jetë kryetar i Skenderaj.

Lushtaku ka thënë se banorët e Leqinës për 20 vjet e kanë mbështetur PDK-në.

“Mikpritje e entuziazëm i jashtëzakonshëm në Vojnik e në lagjen Dragaj të Leqinës, ku morëm mbështetje të fuqishme nga qytetarët vendas. Këta qytetarë për më shumë se 20 vite kanë mbështetur PDK-në dhe kjo mbështetje mbetet e fuqishme edhe sot e tutje. Ky besim i qytetarëve do ta sjellë fitoren e Fadil Nurës e të PDK-së me 17 tetor!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.