Lajme

Lushtaku e fton avokatin Berisha t’i bashkohet PDK-së: Ai nuk është për LDK

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2023

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se e ka përcjell me vëmendje intervistën e gazetarit Berat Buzhala me avokatin Besnik Berisha, i cili e ka akuzuar rendë pushtetin aktual.

Lushataku e ka ftuar publikisht avokatin që t`i bashkohet PDK-së.

Në profilin e tij në “Facebok”, Lushtaku ka shkruar se avokati Berisha nuk është për LDK.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK!”, ka shkruar Lushataku.