Ballina

Lushi thotë se krerët e UÇK-së do të jenë të lirë në vitin 2025: Ngadhënjimi i drejtësisë në Speciale do të jetë sakrifica e fundit

By GAZETA SCANNER 1

May 22, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi ka shkruar se drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohe në Hagë do të jenë të lirë në Prishtinë në vitin 2025.

“E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: themeluesit kryesorë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, bashkë me bashkveprimtarë të tyre, do të jenë të lirë në Prishtinë në vitin 2025.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ngadhënjimi i drejtësisë në Speciale do të jetë sakrifica e fundit e UÇK-së.

“Fitorja e shtetarëve të Kosovës në Hagë do të jetë më së shumti fitore e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Specialja do të jetë vula e fundit historike për ndërmarrjen më të sukseshme ushtarake shqiptare të shekullit XX. Prej viti 2025 historia e UÇK- së mbyllet në sirtarët e arkivave dhe kombi shqiptar vazhdon rrugëtimin e tij me pastërti të vërtetuar universalisht. Nuk do të këtë shqiptar që nuk do të gëzohet më 2025 kur burrat tanë ndër më të mirët do të riecin në Sheshin Nënë Tereza!”, është shprehur ai.