Uk Lushi, pjesë e lobit shqiptar në ShBA e dikur ish-ushtar i UÇK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar qëndrimin e gjatë të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, në Paris të Francës.
Në shkrimin e tij, Lushi ka vlerësuar se ky qëndrim është shpenzim i parave të Kosovës pa asnjë arsye.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani ka qenë në Paris për Olimpiadën më gjatë se shumë atletë që janë kthyer tashmë në shtëpi. Kryeministri i një prej vendeve më të varfra të Evropës që shpenzon para pa asnjë arsye, ndërkohë që në Kosovë ka shumë për të bërë. Çfarë parodi qeverisjeje ky Kurti!” – ka shkruar ai.