Lajme

Lushaku-Sadriu: Fokusi im është arsimi

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Cilësia e arsimit në kryeqytet është fokusi i drejtoreshës së re të këtij dikasteri.

Këtë e ka thënë vetë Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.

“Mendoj që fokusi është në fushën e arsimit sepse me atë synim kam ardhur, pra ndikimi në fushën e arsimit dhe të shoh edhe kulturën dhe rininë meqë lidhet me aktivitete të tjera”, ka deklaruar ajo.

“Mendoj ta ushtroj ndikimin tim sa kam mundësi”.

Nënkryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, ka thënë se funksionin e saj të ri në Prishtinë do ta ushtrojë pa paragjykime partiake dhe politike.

“Dua që njerëzit ta japin maksimumin që të kemi performancë dhe rezultate më të mira”.