Ballina

Lushaku kërkon llogari nga Kurti për “ndryshim qëndrimesh për implementimin e vendimit për targat”

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2022

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të jap llogari urgjentisht për veprimet e tij, sipas saj, ndryshimin e qëndrimeve për implementimin e vendimit për targat.

“Ndryshimi i qëndrimeve të kryeministrit Kurti për implementimin e vendimit për targat, tregon trajektoren tragjiko-komike të qëndrimeve të tij politike. Në mesditë lartëson veten për vendimin e tij, përkundër zhgënjimit të të gjithë aleatëve, e në mesnatë tërhiqet nga implementimi.

Kryeministri duhet të jep llogari urgjentisht për këto veprime.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vendime të matura e në bashkëpunim me SHBA dhe BE, që i sjellin të mira Kosovës; jo për teatër politik, që luhatë aleancat tona”, ka shkruar ajo