Video/Foto

Lumi Han ngrin për herë të parë pas 30 viteve, pamjet nga shtresa e akullit mbi ujë

Lumi Han që kalon përmes kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul është ngrirë për herë të parë pas 30 viteve, pas goditjes nga një stuhi të ftohti.

Instituti Hidrometeorologjik i Koresë së Jugut (KMA), ka njoftuar se është krijuar një shtresë akulli mbi lumin Han, pasi temperaturat kanë rënë në minus 19 gradë Celsius.

Në Seul dhe qytete tjera të Koresë së Jugut, autoritetet kanë alarmuar qytetarët nga rreziqet e temperaturave të ulëta, rrugëve të ngrira dhe sasia e madhe e ujit nëpër lagje.

Pritet që vala e të ftohtit të mbretërojë në këtë vend deri në fund të javës, e ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie në rast se përkeqësohet situata.