Sport

Lulzim Peci i bashkohet Llapit

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Lulzim Peci, i cili vjen nga KF Trepça ’89.

Ish-kapiteni i “Minatorëve” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, teksa më pas është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit llapjan, Mentor Zhdrella.

22-vjeçari, i cili ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ka qenë ndër futbollistët kyç tek Trepça ’89 ndër vite, kurse në sezonin e fundit barti edhe shiritin e kapitenit.