Romelu Lukaku ka arritur sot në Milano duke i hequr të gjitha dilemat sa i përket së ardhmes.
Sulmuesi belg arriti në qytetin italian në orën 06:30, ndërsa sot pritet të jetë edhe dita e nënshkrimit të kontratës së tij me “Nerazzurri”.
Futbollisti i Chelseat ka qenë i shkurtër me deklaratën e tij pasi zbarkoi sërish në tokën italiane.
“Jam mjaft i lumtur që jam rikthyer”, i shpreh shkurt ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit.
🚨 Romelu Lukaku has arrived in Milan for his second spell at the Nerrazuri .
He’ll have his medical today.#Inter
🎥 @GianluVisco pic.twitter.com/6UGSNyd9jb— Kellosamuel (@kellosamuel) June 29, 2022
Përfaqësuesi belg është i gatshëm për ta nisur aventurën e dytë “Nerazzurre”.
Gjatë ditës ai fillimisht do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore para se të nënshkruajë me nënkampionin italian.
Lukaku ka bërë gjithçka për t’u larguar nga “Stamford Bridge”, ku nuk e pati një eksperiencë të mirë pasi u rikthye në Londër nga Interi.
Nga ana tjetër, në Itali kishte shkëlqyer gjatë dy sezoneve me Zikaltrit, me të cilët ishte shpallur edhe kampion i Italisë.
Krahas Lukakut, Interi do të mundohet ta transferojë edhe Paulo Dybalan, i cili u nda së fundmi me Juventusin.