Sport

Luka Modriç do të pensionohet, Real Madridi ka gjetur zëvendësuesin e kroatit

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2024

Luka Modric do të luajë deri në fund të sezonit dhe më pas do të pensionohet. Ai do t’ia lërë fanellën me numrin 10 për Florian Wirtz, të cilin Real Madridi tenton ta marrë nga Bayer Leverkuseni në afatin kalimtar të verës, sipas Don Balon.

“Edhe pse ende një pjesë e rëndësishme e rotacionit të Carlo Ancelottit, ditët e Modric në Real Madrid janë të numëruara”, thuhet në raportim.

“Ai nuk është më i aftë fizikisht për 90 minuta, prandaj iu desh të pranonte rolin e lojtarit nga bankina, por gjithsesi ai bën përshtypje me përvojën që ka sa herë që del në fushë. Prandaj edhe largimi i tij do të jetë veçanërisht e dhimbshme”.

“Megjithatë kalimi i kohës është i pamëshirshëm dhe fenomeni kroat nuk bën përjashtim. Ai do të pensionohet në qershor”, theksohet në artikull që vijon: “Zbrazëtia që do të lërë do të jetë e madhe dhe Reali do të duhet të nënshkruajë një zgjidhje të besueshme. Klubi beson se ka gjetur një kandidat që i plotëson të gjitha kriteret”.

Ai lojtar duhet të jetë Florian Wirtz, një mesfushor që luan në mënyrë spektakolare dhe është vetëm 21 vjeç. Reali do të duhet të luftojë me Liverpool, Manchester City, Bayern dhe Paris Saint-Germain për shërbimet e tij.

“Por Reali është gati të shpenzojë një shumë astronomike, më shumë se 120 milionë euro, që Wirtz të bëhet partneri i Jude Bellingham në mesfushë”, përfundon Don Balon.

Wirtz është nën kontratë me Bayer deri në verën e vitit 2027. Transfermarkt e vlerëson atë në 130 milionë euro. /Telegrafi/