Sport

Luka Modric afër ta thyejë rekordin 58-vjeçar te Real Madridi

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Mesfushori Luka Modric është vetëm disa ditë larg të hyjë sërish në histori, duke u bërë lojtari më i vjetër që luan në një klub, rekord që mbahet nga Ferenc Puskas.

Modric festoi ditëlindjen e 39-të muajin e kaluar, por ka luajtur thuajse në çdo ndeshje për “Los Blancos” nnë të gjitha garat, duke qenë edhe titullar në pesë nga nëntë ndeshjet e La Liga-s.

Modric tashmë është lojtari më i vjetër që luan për Realin në La Liga, duke tejkaluar Puskasin, i cili e kishte vendosur këtë rekord në nëntorin e vitit 1965, duke pasur 38 vite dhe 238 ditë.

Tani, me Madridin që do të përballet me Celta Vigon, nëse kroati zhvillon qoftë një minutë atëherë do ta tejkalojë Puskasin si lojtari më i vjetër në të gjitha garat.

Puskas kishte 39 vjeç dhe 36 ditë në paraqitjen e fundit për Madridin më 8 maj 1996, duke luajtur në çerekfinalen e Kupës së Mbretit atëherë e njohur si “Copa del Generalismo” në humbjen ndaj Real Betisit.

Nëse Modric luan ndaj Celta Vigos atëherë do të ketë 39 vite dhe 40 ditë, pra sa do kohë që vazhdon të luajë përtej kësaj date, atëherë rekordi veçse do të rritet.

Puskas ndërkohë ka pasur një karrierë të madhe te Reali, duke shënuar 242 gola në 262 paraqitje në tetë vite, por më së shumti mbahet mend për katër golat e shënuar në finale të vitit 1960 kundër Eintracht Frankfurtit.