Rozë

Luizi: Asnjë nuse nuk është e denjë për familjen e djalit

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Dasma e çiftit më të ndjekur të momentit në Shqipëri Luizit dhe Kiarës tërhoqi vëmendjen e miliona shqiptarëve mesnatën e së shtunës.

Ndërkohë ajo që ra në sy, është se në ceremoninë e kurorëzimit të çiftit mungonte nëna dhe motra e Luizit, çka bëri që të komentohej dhe të ngriheshin pikëpyetje të mëdha në rrjet.

Por të gjitha këtyre pikëpyetjeve u ka dhënë përgjigje vetë Luizi, i cili ka bërë me dije se nëna e tij nuk ishte gjatë ceremonisë së celebrimit, për shkak se ishte sëmurë, duke theksuar se kjo ishte dhe arsyeja e shkuarjes së tij me urgjencë drejt Shkodrës.

Por jo vetëm kaq. Luizi u shpreh se: “Unë e di se asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre dhe asnjë vajzë nuk është e denjë për djalin e familjes tjetër”- tha ai.