Rozë

Luiz Ejlli rrëfen për herë të parë për sëmundjen e rrallë me të cilën është diagnostikuar

By GAZETA SCANNER 1

January 09, 2023

Banorët e “Big Brother”, gjatë diskutimeve të tyre, shpesh ndajnë detaje apo momente nga jeta personale që nuk kanë qenë më parë publike dhe që fansat e tyre i dëgjojnë për herë të parë. Kjo ka ndodhur sot me Luiz Ejllin, tashmë i pozicinuar brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, si një nga protagonistët kryesorë, por edhe pse e shohim gjithnjë të qeshur, energjik dhe pjesë aktive të asaj cka ndodh në reality show, mesa duket këngëtari vuan nga një sëmundje e rrallë.

Gjatë një bisede me Kiara Tition, ai flet për një sëmundje që e ka “në të gjithë trupin” dhe që ka zbuluar 3 muaj para se të hyjë në “BBV”, pas një kontrolli rastësor, ndërsa verën e ardhshme do të shkojmë në Bergamo, itali për të nisur kurimin.

Pyetjes nëse është e pashërueshme ose jo, artisti i përgjigjet me “është sëmundje e rrallë”, madje ka vetëm dhjetëra njerëz në botë që kanjë një diagnozë të tillë, ndërsa po ashtu ai përshkruan një nga simptomat, që është hemorragjia që e ka përjetuar edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)