Lajme

Luftëtari i Batalionit të Atlantikut: Thaçi, ky shqiptar e bir shqiptari nën 16 palë pranga po e mbron Kosovën më mirë se Kurti, Osmani e Kuvendi i Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, u ka bërë thirrje publike institucioneve të Kosovës të reagojnë pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale.

Sipas tij, Gjykata Speciale ka dalë mbi shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Shtetin e Kosovës më shumë po e mbron ky shqiptar e bir shqiptari nën 16 palë pranga se sa Vjosa Raif Osmani, Albin Zaim Kurti dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Po Akademia e Arteve dhe Shkencave a i marrin rrogat e majme çdo muaj?! Zoti dhe historia do t’u mallkojë krejt juve që po heshtni, jo për Hashim Thaçin, por për Presidentin e shtetit tuaj që po abuzohet dhe çka është abuzim i të gjithë neve.

Gjykata Speciale, të cilën e ka formuar shteti, u ka dalë mbi shtet dhe ju nuk bëni detyrën tuaj ta ktheni në mandatin që ia ka dhënë populli.

Gjykata Speciale nuk është krijuar për politikë dhe pushtet tuajin. Ajo është formuar nga Kosova të bëjë drejtësi.

Ku janë faktet për akuzat e banditit antishqiptar Dick Marty?! Hashim Thaçi ua ka hequr duke hyrë në kafaz dhe po vuan për ju tash e 5 vite.

Guxoni qyqarë, foleni një fjalë sepse po përdhunoheni edhe ju dhe kur Kim West të përfundojë si Jack Smith, nuk do t’ua harrojmë heshtjen.