Rozë

“Luftë” mes ish-çiftit të famshëm! Wanda Nara i kërkoi divorcin, Mauro Icardi i bllokon të gjitha kartat e kreditit

By GAZETA SCANNER 1

August 05, 2024

Pak javë më parë bëri bujë lajmi se Wanda Nara kishte vendosur që të ndahet nga Mauro Icardi. E duket se tani ka nisur ‘lufta’ mes tyre, pasi futbollisti i famshëm nuk e ka pritur aspak mirë divorcin pas 10 viteve bashkë.

Icardi madje së fundmi ka marrë një vendim të papritur. Ai duket se ka gjetur një mënyrë se si të hakmerret ndaj Wandas. Teksa kjo e fundit po kalon pushimet me fëmijët duke shëtitur botën, Mauro ka vendosur që t’i heqë asaj të drejtën për të përdorur paratë e tij.

Sipas gazetares Majo Martino, Nara është befasuar kur ka mësuar se i janë bllokuar të gjitha kartat e kreditit. Edhe avokatja e yllit televiziv, Ana Rosenfeld, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Nuk është gënjeshtër, por e kundërta. Është realiteti, që mund të ndryshojë, por është realiteti. Nuk e di se nga doli ky lajm, por është i vërtetë. Burrat e përdorin shpesh si armë për të ushtruar presion. Në çështje me të cilat kam punuar për 50 vite, gjëja e parë që bëjnë burrat është që bllokojnë kartat e kreditit dhe nuk paguajnë për rritjen e fëmijëve”, tha ajo.

Megjithatë, avokatja siguroi se vendimi i futbollistit ndikonte vetëm ato llogari bankare që ishin të përbashkëta, pasi Wanda Nara kishte të sajat personale që do të fillonte t’i shfrytëzonte.