Ministri i Jashtëm i Holandës e ka konsideruar luftën Rusi-Ukrainë si një ‘provë lakmusi’ për besueshmërinë holandeze, evropiane dhe globale.
“Këtu ka të bëjë më tepër se sa thjesht sovraniteti i Ukrainës”, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra në takimin e ministrave të Jashtëm të G20 në Nju Delhi.
“Ka vlera universale në lojë, është në lojë siguria evropiane në rrezik. Kjo luftë është gjithashtu një provë lakmusi për besueshmërinë evropiane, holandeze dhe globale”, është shprehur ministri i Jashtëm holandez.
Holanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për një kohë të gjatë, tha ai, ndërsa shtoi se lufta tashmë njëvjeçare mund të vazhdojë ‘për një kohë shumë të gjatë’.
“Duhet të keni parasysh, se rusët luftuan për 9 vjet në Afganistan. Kjo tregon se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për një kohë të gjatë”, është shprehur ai.