Botë

“Lufta në Ukrainë përfundon në momentin kur…”, Scholz: Gjermania s’do të heqë dorë nga mbështetja për Kievin

By GAZETA SCANNER 1

April 07, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Perëndimit që të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke theksuar se Gjermania nuk do të heqë dorë nga mbështetja e saj për Kievin.

Duke folur në një mbledhje të socialdemokratëve evropianë në Bukuresht, Scholz tha se mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim, duke përfshirë një konflikt të mundshëm midis Rusisë dhe NATO-s, është “parandalimi efektiv”, njoftoi Reuters.

“Lufta në Ukrainë përfundon në momentin që presidenti rus Vladimir Putin vendos të tërheqë trupat e tij. Megjithatë, ai mund të marrë një vendim të tillë vetëm nëse e kupton se nuk mund ta fitojë luftën në fushën e betejës”, tha lideri gjerman, vendi i të cilit e ka dhënë deri tani ka dhënë 28 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.