Rozë

Luana Vjollca me emocionuar se kurrë, kjo është arsyeja

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Moderatorja e njohur Luana Vjollca të dielën qe lamë pas ka përfunduar me sukses emisionin e saj ‘Love Islnd Albania’.

Ajo ishte tejet e gëzuar me suksesin e këtij projekti, andaj në mediat sociale ka shkruar disa fjalë ku tregon se është tejet krenare dhe emocionuar.

Mes rreshtave ajo shprehet se “Po! Edhe unë që dukem ajo vajza e fortë kam nevojë për konfirmim ndonjëherë dhe ju nuk e keni idenë sa shumë ma keni mbushur shpirtin. 1 vit ne Televizionin Klan, 2 projekte gjigante për nga puna, investimi, realizimi! Vit i paharrueshëm, fjala FALEMINDERIT është pak! Për @rtvklan dhe gjithë stafin e palodhur”.

Kujtojmë se dukja e moderatores në çdo spektakël tërhiqte vëmendjen e publikut, ku shfaqej elegante.