Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntorin e kaluar. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, që e pagëzuan me emrin Marget.
Që nga ai moment, moderatorja nuk nguron herë pas here të publikojë foto me vogëlushen, por pa i zbuluar portretin e plotë.
Ndërsa së fundmi, ka qenë tezja e Margetit, Luana, e cila ka publikuar një video me të dhe Marina që e mbante në krahë.
“Vdes tezja per ty Marget”, ka shkruar ajo krahas videos, ndërkohë nuk ka nguruar edhe një koment nga e motra, e cila ia ka kthyer: “Edhe Marget mbaron per ty tezhe Ana”.
Ky koment është pëlqyer shumë nga të gjithë, madje është cilësuar edhe më i bukuri.