Lajme

Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave

By GAZETA SCANNER

December 22, 2024

 

Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur dy politikanë si më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Ai përmendi fillimisht Mid’hat Frashërin, shkrimtarin e veprimtarin e madh të Rilindjes Kombëtare.

Së dyti, ai përmendi Ibrahim Rugovën, politikanin e urtë e pacifist të Kosovës.

“Do e marrë një më të hershëm dhe një më të vonshëm. Mid’hat Frashëri dhe Ibrahim Rugova”, tha Cana para disa ditësh në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, kur iu kërkua ta tregonte se kush për të është politikani shqiptar i të gjitha kohërave.