Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudistja kosovare e mposhti në gjysmëfinale garuesen kroate, Petrunjela Pavic me ippon në një meç të stërzgjatur.
Kështu, Loriana e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa në finale do ta kërkojë të artën pasi të përballet me francezen Chloe Buttigieg.
Paraprakisht, Loriana e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e kishte mundur turken Nurcan Yilmaz për të shkuar direkt në gjysmëfinale.
Kështu, Kosova e siguroi medaljen e gjashtë në “Oran 2022”, pesë prej tyre vetëm në sportin e xhudos.
Xhudisti Shpat Zekaj ndërkohë nuk arriti të fitojë medalje sot.