Sport

Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Parisit

By GAZETA SCANNER 1

February 05, 2023

Loriana Kuka nuk ka arritur të shkojë më lart se raundi i dytë në Grand Slamin e Parisit.

Kuka e cila garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë në raundin e dytë u mund nga francezja Chloe Buttigieg me një ëaza-ari.

Kësisoj, ajo e ndërpret këtu garimin në këtë Grand Slam, duke e lënë ekipin kosovar të xhudos me vetëm një medalje nga ky kompeticion.

Ishte Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u treguar e jashtëzakonshme në luftërat e saj.

Në Grand Slamin e Parisit garuan edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Të dyja xhudistet u ndalën në raundin e tretë.