Sport

Loriana Kuka “dëshpëron” në Tbilisi, eliminohet në raundin e dytë dhe mbetet pa medalje

By GAZETA SCANNER 1

March 26, 2023

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, nuk ka arritur t’ia sigurojë Kosovës medaljen e radhës nga Grand Slami që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, kështu duke u eliminuar në raundin e dytë nga italiania, Alice Bellandi në kategorinë deri në 78 kilogram.

Pasi Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu fituan medalje të argjendtë, në këtë rrugë nuk arriti të shkonte edhe Kuka edhe pse rrugëtimin e nisi mirë.

Në raundin e parë pati punë me britaniken, Emma Reid, të cilën e mposhti shumë shpejt, brenda kohës së rregullt.

Por në raundin e dytë pati punë me Bellandin, nga e cila humbi pas katër minutave përballje, për të mbetur pa medalje nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

Kuka edhe pse nuk arriti të tregoi potencialin e saj të plotë në Grand Slam, ajo në muajin janar ishte e bronztë në Grand Prix të Portugalisë.