Rozë

Loredana në lidhje me reperin e njohur gjerman? (Foto)

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka nisur të përflitet se mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje të re.

Kjo pasi disa postime në Instagram të reperes shqiptare, janë të njëjta me ato të reperit të njohur gjerman, Bonez MC, duke na bërë të dyshojmë se janë bashkë.

Loredana shfaqet e veshur me tuta sportive në ngjyrë të bardhë dhe kapele të kuqe me të cilën fsheh fytyrën, në një automjet super luksoz.

Në sfond dëgjohet muzika e Rihanna-s, e njëjta që dëgjohet edhe në story-t e Bonez, ku pak më tutje shfaqet edhe një xhup në ngjyrë të kuqe që i përket reperes.

Nuk e dimë të themi me siguri se çfarë po ndodh mes tyre, por kjo muzikë, fakti që janë vetëm në këtë automjet luksoz, madje edhe me një kavanoz me hashash, na bëri të dyshojmë jo vetëm ne, por edhe fansat e reperes.

Ne po postojmë pamjet, dhe po jua lëmë juve ta gjykoni se çfarë po ndodh!