Loredana ka ngritur aludimet se mund të jetë martuar me futbollistin e njohur gjerman, Karim Adeyemi.
Pas më shumë se një viti, kur edhe konfirmuan romancën e tyre, dyshja mund të kenë shkuar një hap më tutje me relacionin e tyre.
Një video e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok, nxit këto aludime, por se vështirë të konfirmohet diçka më detajisht.
Në video, është Loredana e cila flet për futbollistin dhe i referohet atij si bashkëshort i saj.
“Burri im luan për Dortmundin”, thotë reperja shqiptare në këtë video.
Përveç kësaj fjalie, që “trazoi” internetin, diçka tjetër lidhur për këtë nuk është bërë e ditur.
Ajo dhe futbollisti gjerman ka më shumë se një vit që janë në një lidhje, me fotografitë dhe videot e shumta që tregonin se po e shijojnë romancën.