Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur ta fitojnë medaljen e artë në futbollin e femrave në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo pas fitores 1-0 ndaj Brazilit në finalen e luajtur në “Parc des Princes” të shtunën.
Brazili e ka nisur ndeshjen me sulm dhe ishte pranë shënimit të golit kur Portilho e ka detyruar portieren Alyssa Naeher të bëjë një pritje të jashtëzakonshme pak para pjesës së parë.
SHBA deri te goli ka ardhur me Swanson në minutën e pesëdhjetë e shtatë. Naeher ka shkëlqyer përsëri në kohën shtesë, duke ndalur një goditje me kokë nga Adriana.
Kjo ka bërë që ndeshja të mbyllet me fitoren minimale të SHBA-ve. Gjermania e ka mposhtur Spanjën 1-0 të premten, duke fituar medaljen e bronztë.