Rrjetet e fibrave optike janë ‘sabotuar ‘ në të gjithë Francën, disa ditë pasi sabotimit të rrjetit hekurudhor, i cili shkaktoi kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.
Sipas Figaro, duke cituar burime policore, gjatë natës ka ndodhur një sabotim si pasojë e të cilit janë “goditur” rrjetet e fibrave optike të disa ofruesve francezë, përfshirë Free dhe SFR.
Megjithatë, Parisi, fokusi i Lojërave Olimpike 2024, nuk u prek nga sabotimi, shtoi i njëjti burim, duke theksuar se u prekën departamentet e Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.