Botë

Llukashenko mohon që Bjellorusia synon bashkimin me Rusinë

Presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko mohoi se vendi i tij mund të bashkohet me Rusinë.

“Askush në Bjellorusi nuk do të heqë dorë nga pavarësia dhe sovraniteti i vendit. Asnjëherë nuk kemi dashur dhe nuk do të bëhemi pjesë e ndonjë vendi tjetër, madje as e Rusisë vëllazërore. Kjo nuk do të ndodhë kurrë ndërsa jam unë këtu. Ky është shteti ynë. Ne jemi sovran dhe të pavarur. Ne duhet të jemi krenarë për këtë”, tha Llukashenko në një seancë të përbashkët të Asamblesë Kombëtare para anëtarëve të të dy dhomave, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Këshillit të Republikës.

Mjaft më me varfëri dhe mjerim, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pasi mediat sugjeruan se Bjellorusia do të mund të bashkohej me Rusinë fqinje dhe të formonte një vend të ri, gjë që do të lejonte presidentin rus Vlladimir Putin ta mbajë pozitën pas skadimit të mandatit 2024.