Bekim Qoku, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje është marrë me njeriun më të pasur në botë, Elon Musk.
Në një kalkulim që ai ka bërë, referuar pasurisë 290 miliardë që ka Musk, sipas Qokut rezulton se i bie që nga lindja e Krishtit të fitosh 400 mijë dollarë rregullisht për çdo ditë.
“Elon Musk rëndon 290 miliard dollarë. Një shumë e paimagjinueshme për ta menduar konkretisht. Për ta kuptuar sa shumë janë, i bie që, prej kur ka lindur Jezu Krishti, pra 2000 vjet resht, të fitosh nga 400 000 dollarë çdo ditë. Një fakt surreal”, ka shkruar ai në Facebook.