Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj motrave të tij. Rasti ka ndodhur të dielën.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si dhunë në familje dhe asgjësim apo dëmtim I pronës.
“Podujevë 02.10.2022-23:55. Më 03.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrave të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.