LajmeSport

Llapjanët dërgojnë trofeun në xhami për festën e Fitër Bajramit

Trajneri i Klubit Futbollistik Llapi, Tahir Batatina, ka uruar besimtarët myslimanë nga Xhamia e Dëshmorëve, me ç’rast i ka dorëzuar edhe trofeun e Kupës së Kosovës kësaj xhamie.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një reagimi në Facebook, ku shkruan se kishte kënaqësinë që namazin e këtij Bajrami, ta bënte nën prezencën e trofeut të Kupës së Kosovës.

”Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve llapjanë, Legjendave dhe besimtarëve mysliman kudo në botë.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe familjet tuaja.

Pata kënaqësinë që në faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë Dëshmorët e kombit ta bëjmë me prezencën e trofeut të Kupës së Kosovës!

Urime edhe Kupa edhe Bajrami”.