Llapi ka shënuar fitore të madhe ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Muhamet Hyseni, në minutën e 9’, duke qenë i saktë nga penaltia. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Hyseni shënoi edhe njëherë në minutën e 57’. Golin e vetëm për “Hithat” e realizoi Vito Hugo, në minutën e 92’.
Llapi pas fitores kalon në kuotën e 40 pikëve duke iu afruar Ballkanit, që është në poziën e parë me 44 sosh.
Ndërsa Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 27 pikë.