Sport

Llapi humb, Gjilani fiton bindshëm

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2023

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi ka humbur me rezultat minimal në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kundër Malishevës me rezultat 0:1.

Golin e vetëm për mysafirët e shënuan në minutin e gjashtë përmes Agon Xhaka.

Ndërkaq, Gjilani fitoi bindshëm në Prizren në “Përparim Thaçi”, përball Lirisë.

Mysafirët fituan me rezultat 0:4.

Aktualisht, Llapi gjendet në vendin e dytë me 28 pikë derisa Malisheva është në vendin e katërt me 23 pikë.

Derisa, Gjilani është në vendin e shtatë me 17 pikë, kurse Liria në vendin e fundit me nëntë pikë.