Skuadra e Llapit ka qenë me fat në short për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, meqenëse do të përballet me skuadrën polake Wisla Krakow.
Klubi i drejtuar nga Tahir Batatina tani duhet të bëjë ndonjë paraqitje të nivelit të lartë për të avancuar në rrethin e dytë.
Në tërheqjen e shortit, ka rezultuar se Llapi do të përballet me skuadrën polake, që daljen në Evropë e ka siguruar pasi fitoi Kupën e Polonisë.
Përndryshe, përballja e parë zhvillohet më 11 korrik, ndërsa ajo kthyese një javë më vonë, pra më 18 korrik 2024.