Sport

Llapi dhe mbrojtësi tetovar ndajnë rrugët

FC Llapi dhe mbrojtësi nga Tetova, Xhelil Abdulla kanë ndarë rrugët, transmeton GazetaScanner.

Vet lojtari përmes profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar ndarjen me skuadrën e Tahir Batatinës. “Faleminderit KF Llapi! Pas gjashtë muajve në KF Llapi të Podujevës, në bisedime me kryesinë e klubit kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin. Falënderoj të gjithë në klub, bashkë me tifozët për bashkëpunimin korrekt dhe ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Me respekt, Xhelil Abdulla”, ka shkruar mbrojtësi tetovar. /GazetaScanner/