Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen e Xhavit Ferizit, me rastin e kalimit të tij në amshim, raporton Scanner.
Aty ku ishte rreziku, aty gjendej shoku e miku ynë, Raketa, të cilin do ta kujtojmë gjithëmonë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i z. Lladrovci:
Edhe një çlirimtar i radhëve të para na la, Xhavit Ferizi, sot kaloi në përjetësi.
Nuk e besoja se mund ta thyente sëmundja e keqe, sepse sfidat më të rënda, Raketa i kishte zgjidhur gjatë luftës çlirimtare.
Aty ku ishte rreziku, aty gjendej shoku e miku ynë, Raketa, të cilin do ta kujtojmë gjithëmonë.
Ngushëllime Familjes, miqve e dashamirëve të Xhavit Ferizit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
https://www.facebook.com/share/p/sifBYm8EZqADbvAT/?mibextid=WC7FNe