Lajme

Lladrovci viziton Ambasadën e Kosovës në Slloveni

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryetari Lladrovci sot ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë, ku është pritur nga ambasadori Avni Kastrati dhe diplomatët e tjerë të Ambasadës.

Në këtë takim është biseduar për punën dhe rezultatet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, për të arriturat dhe projektet e ardhshme zhvillimore në Komunën e Drenasit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Ndërsa kryetari Lladrovci ka falënderuar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi me Slloveninë është i mirëpritur për Komunën dhe qytetarët e Drenasit.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryetari Lladrovci do të zhvilloj takime në institucione dhe biznese të ndryshme sllovene, në mënyrë që të krijojë lidhje për bashkëpunime në të ardhmen, në fushat me interes për Komunën dhe qytetarët e Drenasit.