Lajme

Lladrovci uron FSK-në: Urime dhe gëzuar, bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit!

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2023

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar 27 Nëntorin, Ditën e Forcave Të Sigurisë së Kosovës.

Urime dhe gëzuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit, ka uruar Lladrovci.

Postimi në facebook:

Oficerë, ushtarë, veteranë,

Urime Dita e Forcës së Sigurisë!

Urime kjo ditë e shënuar, Juve që ndiqni traditat më të shkëlqyera të Komandantit legjendar, Adem Jasharit, Fehmiut, Xhevës, Luanit, Abesë, Agimit, Zahirit dhe mijëra heronjve e dëshmorëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime dhe gëzuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit!