Kryetari i degës, njëherësh edhe shef i Shtabit zgjedhor të PDK-së, dega në Drenas, Ramiz Lladrovci, në seli të degës mbajti takim me strukturat e degës kësaj partie.
“Pas një viti shumë të suksesshëm, shpalljen e Drenasit për herë të gjashtë kampion të performancës në nivel nacional dhe arritjet në degë gjatë vitit 2024, patëm një takim në Seli me strukturat e Degës së PDK-së dhe Shtabin zgjedhor”, ka shkruar ai.
Lladrovci më tej ka shkruar se “nga të pranishmit kërkova mobilizim të plotë për zgjedhjet qendrore dhe si bastion, të dalim faqebardhë, t’i fitojmë zgjedhjet me Bedri Hamzën kryeministër me dhjetë deputetë nga Drenasi”.
Kosova mundet ma mirë! Bedri Hamza kryeministër! #mamirë
https://www.facebook.com/share/p/1BXSGWK8df/?mibextid=wwXIfr